Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave, për mashtrim me subvencione.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet se katër prej tyre janë persona zyrtarë, shkruan Arbresh.info
“Me këtë të pandehurit: A.Ç., A.H., L.K. dhe K.Z., si persona zyrtar në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale “Mashtrimi në detyrë”, nga neni 419 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, ndërsa përfituesja e grantit, e pandehura M.D., e ka kryer veprën penale “Mashtrimi me subvencione”, nga neni 324 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Prishtinë, 25 janar 2024– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave materiale dhe personale, Departamenti për Krime të Rënda, respektivisht Njësiti Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur aktakuzë ndaj pesë (5) personave, prej tyre katër në cilësinë e personave zyrtar, si Inspektor për Kontroll në Teren pranë AZHB-së, të cilët pas një marrëveshje paraprake dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme për personin tjetër, në këtë rast përfitueses së një granti, tani e pandehura M.D., në bashkëkryerje kanë përpiluar dhe prezantuar raporte të rrejshme tek organet kompetente, duke konstatuar se përfituesja e grantit, tani e pandehura “kinse” kishte plotësuar kriteret e kërkuara për subvencionimin e një granti për kultivimin e bletëve, ndërsa në realitet e njëjta nuk plotësonte kriteret e parapara ligjore, ngase nuk posedonte asnjë shoqëri (koshere) të bletëve, ku si rezultat i veprimeve nga personat e lartcekur, buxhetit të Republikës së Kosovës i janë shkaktuar dëme në shumën prej 11,753.30 €.
Me këtë të pandehurit: A.Ç., A.H., L.K. dhe K.Z., si persona zyrtar në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale “Mashtrimi në detyrë”, nga neni 419 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, ndërsa përfituesja e grantit, e pandehura M.D., e ka kryer veprën penale “Mashtrimi me subvencione”, nga neni 324 paragrafi 1 të KPRK-së.
Po ashtu, ju njoftojmë se me rastin e ngritjes së aktakuzës, Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurit të shpallën fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë, si dhe ka propozuar që të pandehurve të lartcekur t’iu ndalohet ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike, si dhe t’iu shqiptohet dënimi plotësues, duke urdhëruar që të kompensojnë dëmin e shkaktuar ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës deri në përmbushjen e vlerës së dëmit të shkaktuar si rezultat i veprave penale të tyre.
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka