Instituti “Octopus”: Terroristët e sulmit në Banjskë të përballen me drejtësinë e Kosovës

14:16 | 25 Janar 2024
R J

Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, ka përmendur sërish sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Octopus” ka ritheksuar se është e rëndësishme që terroristët e përfshirë në këtë sulm të sillen para drejtësisë në Kosovë.

“Instituti Octopus rithekson rëndësinë thelbësore që terroristët e përfshirë në agresionin e Serbisë më 24 shtator 2023 të sillen para drejtësisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Instituti ka bërë thirrje që Serbia të sanksionohet për përfshirjen e saj në këtë sulm.

“Serbia të sanksionohet për shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në shtator, një grup serbësh të armatosur sulmuan në Banjskë Policinë e Kosovës,, duke vrarë një zyrtar policor.

Gjatë përleshjeve, u vranë edhe tre sulmues. Kosova e fajësoi Serbinë për sulmin, por Beogradi mohoi çdo përfshirje.

Përgjegjësinë për sulmin terrorist e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Të ngjashme