Google ADS

Rrëzimi i avionit rus, Ukraina: Hetim ndërkombëtar, s’kishte indicie për të burgosur

13:20 | 25 Janar 2024
K.B

Avokati i Popullit i Ukrainës ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar për rrëzimin e avionit rus gjatë ditës së djeshme.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, kjo kërkesë vjen pas akuzave të Rusisë se Ukraina e rrëzoi avionin dhe se 65 të burgosur ukrainas ishin në bord.

Avokati i popullit Dmytro Lubinets tha: “Ne kërkojmë një hetim ndërkombëtar të njohur”.

Ai tha se do t’i dërgonte letra Kombeve të Bashkuara dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq duke bërë thirrje për një hetim të tillë.

“Sa i përket një hetimi ndërkombëtar, besoj se ne do të bëjmë pjesën tonë për ta realizuar atë. Por jam i bindur se… rusët do të bëjnë deklarata me zë të lartë, por nuk do të lejojnë askënd të hyjë. Ata nuk do të dorëzojnë asnjë material për analizë dhe thjesht do të fajësojë Ukrainën”, tha ai.

“Sipas informacioneve të mia, nuk mund të them se ka pasur vërtet të burgosur lufte. Ne nuk pamë asnjë tregues se në aeroplan kishte një numër kaq të madh njerëzish”, shtoi ai./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme