Një baba i pesë fëmijëve nga Çikago, Shtetet e Bashkuara akuzohet se ka vrarë gruan dhe tre vajzat e tij në shtëpinë e tyre, pasi sipas tij gruaja ishte e përdalë dhe donte vetëm para.
63 -vjeçari Maher Kasem mëngjesin e së dielës qëlloi 7 herë gruan e tij 53-vjeçare Majeda dhe vajzat Halema, 25, Zahia, 25 dhe Hanan, 24, brenda shtëpisë së tyre në Tinley Park.
Në momentin e vrasjes së katërfishtë, njëri nga dy djemtë e familjes ndodhej brenda në shtëpi dhe po flinte. Kasem, i cili kishte dalë në pension së fundmi, u tha oficerëve se gruaja e tij ishte gjithmonë e shqetësuar për paratë dhe veçanërisht për mënyrën se si mund t’i siguronte ato.
Para vrasjes Kasem ka qenë duke u zënë me njërën nga vajzat e tij në bodrumin e shtëpisë, ndërsa djali i tij 19-vjeçar po flinte në një dhomë tjetër. Djali thuhet se dëgjoi babanë e tij duke ecur lart e poshtë shkallëve më shumë se një herë ndërsa dy motrat e tjera dhe nëna e tij u përpoqën ta qetësonin.
Papritur djali dëgjoi të shtëna armësh dhe shkoi në bodrum ku pa nënën e tij të shtrirë në dysheme. Më pas babai qëlloi sërish gruan dhe vajzat në sy të të birit.
Pas të shtënave Kasemi thirri policinë për të raportuar se gruaja e tij ishte qëlluar, por nuk dha detaje të tjera. Kur mbërritën oficerët, ata e pyetën se ku ishte viktima dhe ai tregoi me gisht për në bodrum.
Policia më pas e pyeti Kasemin nëse dikush tjetër ishte qëlluar dhe ai u përgjigj se kishte katër viktima. Familjarët e autorit thanë se ai kishte nën vëzhgim të rreptë gruan dhe vajzat e tij dhe një sherr mes tyre ka çuar në vrasjen e tyre.
“Ai nuk e linte gruan të dilte nga shtëpia. Unë vija dhe e nxirrja fshehurazi jashtë. Ai po i thoshte të mos fliste me mua”, tha kushëriri Mohamed Kasem./abcnews.al
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...