Google ADS

“Retë” e recesionit mbi ekonominë europiane

11:54 | 25 Janar 2024
R J

Në Gjermani dhe Francë, pavarësisht parashikimeve të analistëve, ekonomia vazhdon të jetë në një situatë të vështirë dhe as sektori i prodhimit dhe as i shërbimeve nuk po tregojnë shenja rritjeje.

Viti 2024 “hyri me këmbën e majtë” në vitin 2024 në ekonominë europiane, pasi aktiviteti në sektorin privat shënoi tkurrje, për të tetin muaj radhazi, në janar, ndërkohë që të dhënat për gjysmën e dytë të 2023-ës flasim tashmë për një recesion.

Në veçanti, Indeksi i Menaxherëve të Blerjeve Globale të S&P – PMI u forcua lehtë në 47.9 pikë, por ishte ende nën kufirin prej 50 pikësh, që tregon një recesion. Përmirësimi i lehtë erdhi falë indeksit të prodhimit, i cili shënoi nivelin më të lartë në 10 muaj, por u ul nën 50 pikë, raporton abcnews.al.

Në të kundërt, sektori i shërbimeve shënoi rënie, kundrejt parashikimeve të analistëve që prisnin një rikuperim. Brenda pak ditësh do të publikohen të dhënat e Eurostat për tremujorin e fundit të 2023-shit, të cilat pritet gjerësisht të konfirmojnë se blloku europian është në recesion.

Sipas indikacioneve të aktivitetit të sektorit privat në Gjermani dhe Francë, dy ekonomitë më të mëdha të Europës janë ende në një situatë të vështirë.

Në fakt, pavarësisht parashikimeve të analistëve, ekonomitë e të dy vendeve vazhdojnë të shënojnë rënie edhe në vitin 2024 dhe as sektori i prodhimit dhe as shërbimet nuk tregojnë shenja rritjeje.

Megjithëse Gjermania duket se i ka shpëtuar recesionit në vitin 2023, shumë analistë dhe aktorë të tregut parashikojnë se nuk do ta shmangë  këtë vit.

“Duke vlerësuar performancën e Gjermanisë dhe Francës, pyetja e vetme që lind është se kush do të përballet me më shumë vështirësi.

Por klima përtej Eurozonës po shfaq shenja përmirësimi, duke i dhënë Gjermanisë, me ekspozimin e saj të konsiderueshëm të eksporteve, një avantazh relativ”, tha  Cyrus de la Rubia, ekonomist në bankën tregtare të Hamburgut.

 

Të ngjashme