Aksidenti i rëndë në magjistralen Prishtinë – Gjilan, lëndohen gjashtë persona

11:47 | 25 Janar 2024
E.K

Janë lënduar gjashtë persona në një aksident mes dy veturave dhe një kamioni në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht në fshatin Slivovë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale.

“Rreth orës 08:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Slivovë. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion.Për pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.​”, tha Borovci./Arbresh.info

Të ngjashme