Temë diskutimi mes Gërvallës dhe Notarit në Monako ishte aktualiteti politik dhe siguria në Kosovë

11:15 | 25 Janar 2024
R J

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka takuar sot Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Monakos, Fabrice Notari.

Bashkëpunimi në politikën e jashtme, thellimi i bashkëpunimit mes dy parlamenteve dhe mbështetja në anëtarësimin e Kosovës në organizata të tjera ndërkombëtare ishin temat qendrore të takimit të Gërvallës me kryetarin Notari.

“Gjatë takimit biseda u fokusua në aktualitetin politik dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon, procesin e anëtarësimit të Kosovës në​ Këshillin e Evropës, marrjen e statusit të anëtarit të përhershëm në Organizatën e Frankofonise dhe tema të tjera me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Ministrja Gërvalla, thuhet tutje, shprehu falënderimin e saj ndaj Principatës së Monakos për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në fusha të ndryshme, e sidomos në fushën e telekomunikimit si dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme