Rashiq për largimin e kryetareve në veri përmes peticionit: Është zgjidhja e duhur dhe legjitime e përcaktuar nga institucionet kosovare

10:54 | 25 Janar 2024
E.K

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se procesi i nënshkrimit të peticioneve, i cili do të hap rrugën për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komuna në veri të Kosovës, është proces legjitim korrekt i përcaktuar nga institucionet e Kosovës.

Ai ka thënë se si qeveri kanë pasur të drejt që nga fillimi që shkarkimi i katër kryetarëve të bëhet përmes Udhëzimit Administrativ dhe jo me propozime të tjera improvizuese.

“Ky është proces legjitim korrekt është i përcaktuar prej institucioneve kosovare sikurse që është prej anës së Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe unë jam në fund i bindur se procedurat të cilat i përcaktojmë ne si institucion ose vet institucionet që e kanë të drejtën me kreditin e dokumenteve. Kemi pasur të drejt prej fillimit që duhet një zgjidhje sistematike. Jo propozime që kemi pasur me improvizime”, tha ai.

Rashiq ka shtuar se dizajnimi i Udhëzimit Administrativ, ka qenë dëshmi që krijimi i bazave ligjore është diçka që institucionet në Kosovë dinë ta bëjnë me profesionalizëm.

“Opsioni i parë ka qenë dorëheqja e kryetarëve, dhe kjo e ka pasur një konotacion shumë të çuditshëm që kryetarët ta japin dorëheqje pas një kohe të shkurtër, pavarësisht se nuk i hyjnë legjitimitetit unë po flas për legalitetin, dhe në këtë rast kur dizajnohet Udhëzimi Administrativ për mua është një dëshmi që krijimi i bazave ligjore është diçka që institucionet e Kosovës janë të gatshme ta bëjnë në mënyrë profesionale”, është shprehur ai për EO.

Tutje, ai u shpreh se nënshkrimi i peticionit është vetëm iniciativa fillestare e gjithë procesit, por që ai bëri thirrje që e gjithë procedura të respektohet.

“Nënshkrimi i peticioni i kërkesës për shkarkim është një iniciativë fillestare, i cili po duhet ta siguroj daljen në referendum e kështu me radhë. Por prapë po kthehemi në atë aspekt që duhet me pas forma dhe dinamika të punës në këtë rast procesi të respektohet siç duhet”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme