Aksident i rëndë në aksin rrugor Gjilan-Dheu i Bardhë, humb jetën një 28 vjeçar

10:39 | 25 Janar 2024
R J

Një vetë aksident ka ndodhur në aksin rrugor Gjilan-Dheu i Bardhë, ku si pasojë ka vdekur një 28-vjeçar.

Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Vetë aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:50 në fshatin Miresh i Vogël bëjnë të ditur nga Policia, derisa viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Lëndime ka marrë edhe një person tjetër që ndodhej në veturë, i cili është transferuar për trajtim në  spitalin rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor.

“Sot me datën 25.01.2024 rreth orës 00:50 Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan ka pranuar informacion se ka ndodhur një vetë aksident trafiku në fshatin Miresh i vogël aksin rrugor Gjilan-Dheu i bardhë.

Hetues policor nga njësiti i trafikut rajonal së bashku me ekipin e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë e këtij vetë aksidenti drejtuesi i automjetit me traga vendore i vitit të lindjes 1996 (mashkull kosovar shqiptar) nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ndërsa pasagjeri i këtij automjeti është transferuar me autoambulancë në qendrën emergjente në spitalin rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Rrethanat e rastit janë duke u hetuar nga hetues policor të aksidenteve të Trafikut rajonal në Gjilan./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme