Dua Lipa shkëlqen me flokë të kuqe në premierën e filmit “Argylle”, në Londër

09:56 | 25 Janar 2024
K.B

Dua Lipa bëri për vete të gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj në premierën e filmit “Argylle” në kinemanë Odeon Luxe në Leicester Square të Londrës.

Këngëtarja 28-vjeçare, shkëlqeu në një fustan të kuq të shkurtër të zbukuruar me xixa.

Veshja kishte një dekolte të hapur, edhe me flokët e saj të lyer në një ngjyrë të errët të kuqe për këtë event.

Duke treguar një sërë tatuazhesh në krahë, ylli e kompletoi pamjen e saj me një gjerdan të verdhë dhe një gamë të lehtë grimi, shkruan DailyMail, transmeton Arbresh.info

,

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme