Google ADS

Projekti “Komuna për të Rinjtë”, MAPL organizon ceremoninë e ndarjes së granteve për komunat partnere

09:21 | 25 Janar 2024
E.G

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL)  si zbatuese e Projektit “Komuna për të Rinjtë” do të organizojë sot ndarjen e granteve për përfituesit e të gjitha Komunave partnere.

Sipas njoftimit, ceremonia mbahet sot duke filluar nga ora 10:30 tek Menza Ramiz Sadiku (Rruga Johan F. Hahn, Prishtinë, Kosovë), shkruan Arbresh.info.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si zbatuese e Projektit “Komunat për të Rinjtë”, financuar nëpërmjet mbështetjes së Fondit për Zhvillim Social të Japonisë, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe i administruar nga Banka Botërore, ju fton të merrni pjesë në ceremoninë e ndarjes së granteve për përfituesit e të gjitha Komunave partnere.”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme