Google ADS

Deponohen para të falsifikuara në një bankë në Mitrovicë, rasti po hetohet nga Policia

08:38 | 25 Janar 2024
Rreze Sylhasi

Në një bankë në Mitrovicë është deponuar një kartëmonedhë në vlerë prej 500 eurosh e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Rastin në Polici e ka raportuar zyrtari i bankës në fjalë, shkruan Arbresh.info.

Bëhet e ditur se kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme nga njësitet policore.

“Rr. Shemsi Ahmeti, Mitrovicë Jugu 23.01.2024 – 19:25. Ankuesi mashkull kosovar – zyrtar i bankës ka raportuar se nga një klient, në bankomatin e bankës është deponuar një kartëmonedhe në vlerë 500 € që dyshohet se është e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme nga njësitet policore. Rasti duke u hetuar”, shkruhet në raportin e Policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme