Sot mblidhen këto dy komisione parlamentare

07:57 | 25 Janar 2024
E.G

Gjatë ditës së sotme, do të mblidhen dy komisione parlamentare.

Në orën 10:00 mblidhet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shkruan Arbresh.ifno.

Ky komision do të shqyrtojë në parim Projektligjin për Sport.

Rendi i ditës: 

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtur me 14.12.2023;

3. Shqyrtimi i Raportit të punës së komisionit për vitin 2023;

4. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.08/L-277 për Sport;

5. Të ndryshme.

Po ashtu, në orën 10:00 do të mbahet edhe mbledhja e Komisonit për Inteligjencë i cili do të shqyrtojë Raportin e Punës së Komisionit për vitin 2023.

Rendi i ditës:   

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes të komisionit, të mbajtur më 20.12.2023

3. Shqyrtimi i Raportit të Punës së Komisionit për vitin 2023;

4. Të ndryshme/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme