Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:
10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton në parim Projektligjin për Sport. (Kuvendi i Kosovës, N204)
10:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton Raportin e Punës së Komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, N303)
10:00
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Te Qafa)
10:30
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, si zbatuese e Projektit “Komunat për të Rinjtë”, organizon ceremoninë e ndarjes së granteve për përfituesit e të gjitha Komunave partnere. (Mensa “Ramiz Sadiku”)
11:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentes)
11:00 – 16:30
Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit i Bullgarisë, Kiril Vatev, do të qëndrojë për një vizitë dyditore në Kosovë.
Agjenda:
11:00 – Arritja në Pikën Kufitare Hani i Elezit, ku do të pritet nga ministri kosovar i Bujqësisë, Faton Peci (Hani i Elezit)
14:00 – Takim bilateral ndërmjet ministrave Peci dhe Vatev (MBPZhR, Kompleksi “Ramiz Sadiku)
14:45 – Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit (MBPZhR, Kompleksi “Ramiz Sadiku)
16:00 – Vizitë në ndërmarrjen “Bodrumi i Vjetër” në Rahovec (Rahovec)
16:30 – Degustim i verërave dhe koktej rasti (Rahovec)
11:00
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e 241-të. (Objekti i Prokurorisë Speciale, Kati VI)
11:00
Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren, do të organizojë një konferencë për medie. (Para Komunës së Prizrenit)
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...