Liverpooli ka kaluar në finale të Carabao Cup, aty ku e pret Chelsea

23:09 | 24 Janar 2024
D.H

Liverpooli ka kaluar në finale të Carabao Cup falë rezultatit të përgjithshëm 3-2, pasi në ndeshjen e dytë me Fulhamin barazoi 1-1.

Pas 11 minutash lojë, The Reds kaluan në epërsi me golin e Luis Diaz, që u asistua prej Jarell Quansah.

Në minutën e 77-të, Harry Wilson asistoi te Issa Diop që realizoi për 1-1 për të ndezur edhe më shumë ndeshjen.

Por, Liverpooli ia doli të mbante rezultatin e përgjithshëm, për të kaluar në finale të Carabao Cup.

Në finale, The Red do të përballen me Chelsean që mbrëmë  eliminoi Middlesbroughn, ndërsa stadiumi është Wembley.

Liverpool ka arritur në finalen e Kupës EFL për herë të 14-të rekord, të paktën katër herë më shumë se ndonjë ekip tjetër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme