I dyshuari për planifikim të vrasjes së Liridona Ademajt, bashkëshorti i saj, Naim Murseli, është intervistuar të mërkurën nga Prokuroria Themelore, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda.
Nga Prokuroria kanë thënë se për shkak të hetimeve nuk mund të japin detaje.
“Kjo çështje penale ndodhet në proces hetimor, andaj në këtë fazë nuk mund të japim informata të detajuara, deri në një fazë tjetër”, ka theksuar Laureta Ulaj zëdhënëse në Prokurorinë Themelore.
Ndërkaq, avokatja që përfaqëson Naim Murselin, Teuta Zhinipotoku, në një përgjigje me shkrim për RTK njoftoi se nga organet e drejtësisë, Murseli është dëgjuar në cilësinë e të pandehurit, dhe se dyshimi i bazuar është i orientuar në drejtim të veprës penale ‘Vrasje e Rëndë në bashkëkryerje”.
“I pandehuri ka rrëfyer versionin e vet të mbrojtjes dhe mbrojtja e tij lidhur me ngjarjen është tërësisht ndryshe nga ajo që është publikuar në rrjetet e informimit dhe ato sociale. Me qenë se sot është ndërprerë deklarimi i të pandehurit për shkak të mbarimit të orarit dhe deklarimi i tij nuk ka arritur të përfundojë është caktuar një datë tjetër për vazhdimin e marrjes në pyetje të të pandehurit”, ka theksuar ajo.
Në pyetje nga organet e drejtësisë të mërkurën u mor edhe Kushtrim Kokalla, po ashtu i dyshuar për të njëjtin rast.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...