ZYRTARE: Florent Muslija transferohet në Bundesligë tek Freiburgu

20:06 | 24 Janar 2024
D.H

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Florent Muslija ishte i jashtëzakonshëm në Bundesliga 2 me SC Paderborn ku në 70 ndeshje arriti të shënoi 25 gola dhe të dhurojë 14 asistime.

Fal super paraqitjeve të tij ai tani ka bërë një hap të madh në karrierën e tij duke u transferuar tek skuadra e Bundesligës gjermane, Freiburg, shkruan Arbresh.info.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të skuadrës gjermane në Facebook.

Florent Muslija do të mbajë veshur fanellën me numër 23.

Teksa ai u shpreh shumë i lumtur me transferimin e tij tek Freiburgu.

“Kam mundur të përjetoj atmosferën e mrekullueshme në stadiumin Europa-Park në ndeshjen e kupës në vjeshtë. Tani mezi pres të njoh shokët e mi të rinj, të zhvillohem më tej këtu dhe të jap gjithçka për klubin”, ka thënë Florent Muslija.

Detajet e kontratës nuk janë zbuluar ende./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme