Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka dhënë një intervistë për mediat britanike.
Në këtë intervistë ai ka theksuar edhe rolin e sistemit VAR në futboll, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht ai tregoi rreth Varit dhe rregullës së lojës me dorë.
“Unë nuk e kuptoj saktësisht kur loja me dorë është ilegal dhe kur jo. Ne mblodhëm 15 ose 20 nga trajnerët më të mirë në Evropë dhe u treguam atyre një situatë. Gjysma prej tyre thanë se ishte lojë me dorë, dhe gjysma thanë se nuk ishte”, deklaroi i pari i futbollit për Evropë.
Ai më tutje tha se ndikimi i Varit në futboll duhet të zvogëlohet paksa.
“Nëse keni një hundë ose këmbë pak më të gjatë, ju nuk duhet të jeni në pozitë jashtëloje. Mendoj se ndikimi i VAR-it duhet të reduktohet dhe nuk duhet të përdoret për gjithçka. Nuk ka kthim prapa”, vazhdoi Ceferin.
Teksa shtoi se VAR-i gjithsesi duhet të qëndrojë në futboll pasi po ndihmon në shumë situata.
“VAR do të qëndrojë dhe kjo është përgjithësisht mirë. Na ndihmoi shumë për disa situata”, ka thënë ndër të tjera Ceferin.
Kujtojmë që sistemi VAR është në botin e futbollit tash e disa vite por sërish ka reagime të shumëta për këtë sistem./Arbresh.info/
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...