Google ADS

Krasniqi takon ambasadorët: PDK-ja konstruktive për të ardhmen euroatlantike

17:27 | 24 Janar 2024
E.K

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog, ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, atë Francës, Olivier Guerot, dhe ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në vend, me theks të veçantë zhvillimet politike dhe të sigurisë.

Krasniqi ka siguruar ambasadorët se partia që udhëheq do të luajë rolin konstruktiv që i shërben interesit qytetar dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës.

“Në takimin e përbashkët diskutuam për zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë. Ambasadorët evropianë i falënderova për përkushtimin dhe kontributin e tyre në kultivimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe i sigurova se edhe sot, kur Kosova po kalon nëpër sfida të natyrave të ndryshme, PDK do të luaj rolin e saj konstruktiv që i shërben interesit qytetar dhe të ardhmes euro-atlantike të shtetit tonë”, përfundon Krasniqi./Arbresh.info

Të ngjashme