Google ADS

Policia e Kosovës konfiskon 59 pajisje për prodhimin e kriptovalutave në veri

16:30 | 24 Janar 2024
E.K

Policia e Kosovës njofton se kanë konfiskuar 59 makina për mihjen e kriptovalutave në dy shtëpi në Mitrovicën e Veriut.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se për këtë rast nuk ka të arrestuar.

“Sot në orët e paradites pas pranimit të informacioneve nga qytetarët, policia ka ndërhy në dy shtëpi në Mitrovicën e Veriut ne rrugën Çeta e Minatorëve dhe ka konfiskuar 59 makina për mihjen e kriptovalutave. Dogana e Kosovës i ka pranu këto duke marr parasysh se kjo është kundërvajtje doganore. Nuk ka të arrestuar”, tha Elshani./Arbresh.info

Të ngjashme