Microsoft ka zbuluar që mbi 200 milionë pajisje aktive në mbarë botën janë duke përdorur sistemin operativ Windows 10. Kjo shifër është 110 milionë më shumë se ajo që kompania me bazë në Washington, Redmond, raportoi në muajin tetor të vitit të kaluar.
Nga pajisjet e reja me sistem operativ Windows 10 që janë shtuar në tre muajt e kaluar, më shumë se 40% janë bërë aktive që nga e “Premtja e Zezë”, transmeton arbresh.info. “Windows 10 vazhdon me rritje në një trajektore shumë më të shpejtë se versionet e tjera Windows duke tejkaluar edhe sistemin operativ Windows 7 me rreth 140% më shpejtë dhe Windows 8 thuajse 400% më shpejtë”, deklaroi Microsoft.
Gjiganti softuerik ka zbuluar gjithashtu që më shumë se 76% e klientëve të ndërmarrjeve aktualisht janë nën drejtimin e platformës Windows 10, dhe në përgjithësi mbi 22 milionë pajisje janë duke përdorur sistemin operativ i përkasin ndërmarrjes së kompanisë dhe konsumatorëve edukativ./arbresh.info
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”
Sri Lanka, merr detyrën presidenti i majtë pas fitores së gj...
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vit...
Qeveria emërton rrugën Ballaban – Banjskë me emrin e heroit ...