Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë për të pandehurit Y.J dhe B.B.
Sipas njoftimit, për të pandehurin B.B, i cili dyshohet për veprën penale Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për një muaj, ndërsa për të arrestuarin tjetër, Y.J, për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, raporton Arbresh.info.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës Ndalim për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, për të pandehurin Y.J, për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, ndërsa kërkesë për caktim të paraburgimit për të pandehurin B.B, për veprën penale Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 paragrafi 4 lidhur me pararafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Gjyqtarja Procedurës Paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës Ndalim për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar dhe të pandehurit Y.J i caktohet masa e Ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar, ashtu që të pandehurit Y.J i ndalohet qasja në zyret e Komunës së Prishtinës si dhe kontakti me kolegë e tij të punës.
Kjo masë, sipas këtij aktvendimi, do të zgjasë nga data 22.01.2024 deri me datë 21.02.2024 dhe në rast të mosrespektimit të kësaj mase nga i pandehuri Y.J, të njëjtit do t’i zëvendësohet kjo masë me masën e paraburgimit.
Ndërkohë, sipas njoftimit, gjyqtarja Procedurës Paraprake ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, ashtu që të pandehurit B.B iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaj, masa e arrestit shtëpiak të pandehurit B.B, i llogaritet duke filluar që nga data e ndalimit 22.01.2024 deri me datë 21.02.2024. Konform nenit 181 pararafi 5 të KPPRK, gjykata mund të caktoj masën më të rëndë – paraburgimin, nëse i pandehuri nuk e respekton masën e shqiptuar.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Arbresh.info/
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...