Google ADS

Aliu: Hapja e korridoreve ajrore Kosovë-Shqipëri e rëndësishme për shkurtimin e rrugëve dhe mjedisin

14:48 | 24 Janar 2024
E.G

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu e ka vlerësuar si arritje të madhe hapjen e korridoreve ajrore Kosovë-Shqipëri.

Në fjalën e tij, ALiu u shpreh falënderues ndaj NATO-s, Shqipërisë, shkruan Arbresh.info.

Ndër të tjera, ai ka shprehur gatishmërinë për hapjen e korridoreve të reja.

“Po tubohemi për hapjen e një korridori të rëndësishëm për shkurtimin e rrugëve por edhe për ndikim të rëndësishëm në mjedis. Dua të falënderoj NATO-n shtetin shqiptar dhe të thyejmë mundësinë e vetme ku kemi shtuar korridoret e reja. Dua të shpreh gatishmërinë tonë ta dërgojmë më tutje me hapjen e korridoreve të reja. Kjo është një arritje e madhe për vendin tonë.”, tha ai./Arbresh.info/

Të ngjashme