Google ADS

Rama sot prezanton 20 projekte për transformimin e Prishtinës

13:27 | 24 Janar 2024
E.G

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se sot do të prezantojë para qindra biznesmenëve vendas dhe ndërkombëtarë 20 projekte për transformimin e Prishtinës.

Sipas tij, prezantimi i projekteve para investitorëve potencial është mundësi e mirë për realizimin e vizionit tonë për një Prishtinë të transformuar, shkruan Arbresh.info.

Takimi do të mbahet në ora 14:00.

“Sot në ora 14:00, do të prezantojmë para qindra biznesmenëve vendas dhe ndërkombëtarë 20 projekte për transformimin e Prishtinës tonë. Prezantimi i projekteve para investitorëve potencial është mundësi e mirë për realizimin e vizionit tonë për një Prishtinë të transformuar në shumë fusha si aspektin e infrastrukturës, ambientit urban, qasjes në teknologji dhe shërbimeve publike.”, ka shkruar kryetari i Prishtinës./Arbresh.info/

Të ngjashme