Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të mërkurën ka numëruar disa nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës për vitin 2024.
Ministria e Financave, sipas Kurtit, këtë vit do të vazhdojë me reformën pensionale.
“Ndërkohë që prioritet do të jetë edhe procesi i fiskalizimit, përmes ës cilës do të rrisim formalizimin e ekonomisë”.Për Ministrinë e Industrisë angazhimi prioritar, sipas Kurtit, do të jetë përmirësimi i ambientit për të bërë biznes.
“Një gjë e tillë do të ndodhë nëpërmjet shërbimeve më të mira për biznese, mbrojtjes së pronësisë industriale dhe rritjes së mbikëqyrjes së tregut”, pohoi ai.
Reforma në drejtësi është prioritet i Qeverisë andaj, sipas kryeministrit, ajo do të vazhdojë të jetë prioritet i Ministrisë së Drejtësisë.
“Vettingu po merr rrugë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Luftën kundër korrupsionit këtë vit do ta bëjmë edhe përmes themelimit të Byrosë për Konfiskimin Civil dhe funksionalizimit të Task Forcës anti-korrupsion”.
Ndërsa për sa i përket adresimit të krimeve të kryera gjatë luftës Kurti tha se ky proces do të vijojë tutje me funksionalizimin e institutit për Krime të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, por gjithashtu me finalizimin dhe miratimin e Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale.
Rritja e kapaciteteve të mbrojtjes, në anën tjetër, potencoi Kurti, do të jetë prioritet i parë i Ministrisë së Mbrojtjes.
Ministria e Brendshme e udhëhequr nga Xhelal Sveçla, sipas Kurtit, për sivjet do ta ketë për prioritet shtimin e kapaciteteve infrastrukturore rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe investime në pajisje operacionale të Policisë.
Ndërsa anëtarësimi i plotë në Këshillin e Evropës për Kurtin mbetet prej synimeve kryesore të politikës së jashtme për këtë vit./eo
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...