Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës e vulosë rrugëtimin të qëndrueshëm në BE.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri tha se gjatë kohës së përfaqësimit të Kosovës kanë qenë shumë aktivë në komunikim, diskutim dhe argumentim se pse Kosova duhet të jetë pjesë e këtij institucioni, shkruan Arbresh.info.
“Tash e dy vite të angazhimit tim në delegacionin e Kosovës si anëtar i disa komisioneve dhe pjesëmarrës në grupim politik, e them me përgjegjësi të plotë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës e vulosë rrugëtimin tonë të qëndrueshëm në BE. Gjatë kësaj kohe, bashkë me kolegë ishim aktivë në komunikim, diskutim dhe argumentim se pse Kosova duhet të jetë pjesë e këtij institucioni.”, ka shkruar Tahiri.
Po ashtu, ai theksoi se rrugëtimi i ndërtimit institucional të Kosovës dhe procesi i shtet-ndërtimit është unik, në vijë të plotë me standardet ndërkombetare dhe modern pasi që sistemi politik dhe qeverisës është ndërtuat nga fillim shekulli XXI.
“Në Komitetin nga i cili vjen edhe raportuesja për pergatitjen e raportit statutor për aplikimin e Kosovës per anetaresim në KiE, theksova se pavarësia jonë është e pakthyeshme, ashtu siç është edhe rruga jonë e integrimit euroatlantik. Theksin e vura edhe te nevoja që qytetarët e Kosovës të kanë qasje tek instrumentet e këtij institucioni, sidomos rreth çështjes së të drejtave të njeriut.”, shkroi mes të tjerash Bislimi./Arbresh.info/
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë