Google ADS

Abbott-i me takimet e fundit si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar

11:55 | 24 Janar 2024
R J

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, është në ditët e fundit të tij me mision në Kosovë.

Abbott-i po mban takime lamtumirëse me figura të ndryshme të politikës.

Ai dje u takua me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për të cilin tha se ishte ndër të parët që e priti kur erdhi me detyrë në shtator të vitit 2019.

“Ndërsa hyj në javët e fundit të mia në Kosovë, kam filluar të bëj takimet lamtumirëse. Takimi im i parë i tillë ka qenë me Ramush Haradinajn. Një nga takimet e mia të para zyrtare si ambasador ishte me zotin Haradinaj, i cili në atë kohë ishte ende kryeministër dhe ne kemi reflektuar për zhvillimet e shumta që nga ajo kohë.

Do të jem gjithmonë mirënjohës për gatishmërinë e tij për të ofruar perspektivën dhe këshillat e tij, si dhe përkushtimin e tij të vendosur për marrëdhëniet Mbretëri e Bashkuar-Kosovë” ka shkruar Abbott-i./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme