Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se sot në orën 14:00, do të prezantohet 20 projekte për transformimin e Prishtinës.
Rama me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se prezantimi i projekteve para investitorëve potencial është mundësi e mirë për realizimin e vizionit për një Prishtinë të transformuar.
“Sot në ora 14:00, do të prezantojmë para qindra biznesmenëve vendas dhe ndërkombëtarë 20 projekte për transformimin e Prishtinës tonë. Prezantimi i projekteve para investitorëve potencial është mundësi e mirë për realizimin e vizionit tonë për një Prishtinë të transformuar në shumë fusha si aspektin e infrastrukturës, ambientit urban, qasjes në teknologji dhe shërbimeve publike”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/
Biden: Arritja e armëpushimit në Gaza është ende real
Odegaard do të humb nëntë ndeshje pas lëndimit
Aliu: Kosova synon të lidhë rrjetin hekurudhor me atë evropi...
Osmani në Akademinë e famshme ushtarake amerikane West Point...
Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s
Kurti e akuzon Perëndimin se po e “përkëdhel” Serbinë