Google ADS

Bislimi: Çekia ka sjellur rezultate të prekshme për Kosovën dhe qytetarët e saj

11:55 | 24 Janar 2024
E.K

Zëvendëskryeminsitri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka mbajtur konferencë për media bashkë me ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvorak.

Në fjalën e tij, Bislimi tha se kjo vizitë vjen pas liberalizimit te vizave për Kosovën.

“Puna jone e kombinuar me partneritetin me Republikën Çeke ka sjellur rezultate të prekshme per Kosovën dhe qytetarët e saj.”, u shpreh ai.

Ai tha se e ka informuar ministrin lidhur me reformat qe Kosova po ndërmerr për rrugën drejt BE-së.

Ai theksoi se masat e BEsë ndaj Kosovës duhet të hiqen dhe shtoi se dialogu duhet të ndahet nga procesi i integrimit të Kosovës në BE.

Bislimi e vlerësoi rolin e Çekisë në proceset e Kosovës teksa e falënderoi për prezencen./Arbresh.info

Të ngjashme