Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “Mbajtje nё pronësi, kontroll apo shfrytëzim tё paautorizuar tё armëve”
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur sot në fshatin Poterq të Epërm të Klinës, shkruan Arbresh.info.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Peje, Stacioni Policor në Klinë, me datë 24.01.2024, ka pranuar informacion se në fshatin Poterq i Epërm – Klinë, në një lokal një person posedon armë zjarri. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit është bërë kontroll i lokalit dhe të pranishmeve në lokal me ç ‘rast nen tavolinë ku ishte ulur i dyshuari i lartë cekur në çantën e tij personale është gjetur arma për të cilën pranon se është e tij, është sekuestruar arma ndërsa i dyshuari është arrestuar.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën të ditur se të dyshaurit i është sekuestruar: Një revole, caliber 9 mm pa numër serik, një karikator dhe pesë fishek Caliber 9×19 mm.
Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari është ndaluar për 48- orë./Arbresh.info/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...