Raporti vjetor i Bashkimit Evropian rreth ndërhyrjes së elementeve keqdashëse identifikon Rusinë dhe Kinën si aktorët kryesor në manipulime.
Sipas këtij raporti, motivet e këtyre dy faktorëve variojnë nga destabilizimi dhe ndarja e shoqërive, deri te minimi i institucioneve demokratike apo edhe vetëm për përfitime ekonomike.
Raportin që përfshinë masat në luftimin e dezinformimit në prag të zgjedhjeve të qershorit në Evropë, e prezantoi të martën në mbrëmje shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell.
“Aktorët e ndërhyrjeve të huaja kërkojnë në mënyrë aktive të minojnë demokracinë, duke propozuar një model alternativ, duke i bërë njerëzit të mos besojnë në gjithçka: të mos besojnë në institucione dhe infiltrohen në mënyrë toksike në shoqëritë tona, për t’i helmuar ato, tha shefi i diplomacisë evropiane duke shtuar se instrumentet që i përdorë Rusia ka për cak si Bashkimin Evropian ashtu edhe Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Borrell.
Raporti është përgatitur në bazë të të ashtuquajturave incidente në periudhën midis dhjetorit 2022 dhe nëntorit të vitit 2023. Sipas gjetjeve të ekspertëve, rreth 59 individë ishin në shënjestër të incidenteve, duke filluar nga politikanë si presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti francez Emmanuel Macron, si dhe vetë kreu i diplomacisë evropiane Borrell, deri te një numër i aktorëve hoolivudian.
Thuhet se platformat si Telegram si dhe X – ish Twitter konsiderohet si më të përdorurat për ndërhyrje të huaja, por pranohet se ka ndërhyrje praktikisht në të gjitha platformat tjera.
Sipas këtij raporti edhe vendet e rajonit nuk janë imune ndaj ndërhyrjes keqdashëse, ndonëse Ukraina konsiderohet objektivi kryesor.
Serbia pamendet si shtet shënjestër ku mund të ndikohet nëpërmjet të dezinofromatave, ndërsa Mali i Zi dhe Kosova, përmenden në kontekst të ndërhyrjeve të huaja që kanë ndodhur gjatë procesit zgjedhor: për zgjedhjet lokale në Kosovë dhe ato parlamentare në Mal të Zi, të dyja këto të organizuara gjatë vitit 2023./rtk
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...