Barcelona duhej të forconte mesfushën e saj në janar, së paku kështu tha vet presidenti i tyre Joan Laporta duke thënë se do të kërkonin huazimin e futbollistëve.
Megjithatë kjo gjë nuk ka ndodhur dhe katalunasit dy objektivat e para që kanë pasur i kanë humbur me mesfushorët që kanë gjetur marrëveshje me të tjera skuadra.
Talenti i madh belg Arthur Vermeeren ishte një nga objektivat e Barcelonës dhe dëshira kryesore e trajnerit Xavi Hernandez, por ai ka zgjedhur t’i bashkohet rivalëve të La Ligas, Atletico Madrid.
Ka qenë Fabrizio Romano që ka njoftuar se belgu ka gjetur marrëveshje me Royal Antwerp për 15 milionë euro dhe shuma që me bonuse do të arrijë në 25 milionë euro të tjera.
Ndërkohë, Barça ka humbur edhe mesfushorin anglez të Manchester Cityt, Kalvin Phillips .
Phillips do t’i bashkohet West Hamit në formë huazimi pasi u arrit një marrëveshje me Man City. Barca ndoshta u mposht sepse West Ham ofroi të nënshkruante lojtarin përgjithmonë në fund të sezonit.
Barça thuhet se shpreson të nënshkruajë me Phillips në një hua gjashtëmujore pa opsion blerjeje dhe pa tarifë huazimi. Blaugranët thjesht donin të mbulonin pagën e tij siç po bëjnë me Felix dhe Cancelo. /Telegrafi/
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...