Biden për fitoren e Trump në New Hampshire: Është e qartë se do të jetë kandidati i Partisë Republikane

09:08 | 24 Janar 2024
R J

Presidenti Joe Biden, i cili sapo fitoi zgjedhjet paraprake demokrate në New Hampshire tha se ishte “e qartë” që Donald Trump do të ishte kandidati republikan për vitin 2024 pasi ish-presidenti fitoi zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane.

“Tani është e qartë se Donald Trump do të jetë kandidati republikan.

Demokracia jonë. Liritë tona personale, nga e drejta për të zgjedhur deri te e drejta për të votuar. Ekonomia jonë, e cila ka parë rimëkëmbjen më të fortë në botë që nga COVID. Të gjitha janë në rrezik”, tha Biden në një deklaratë.

Biden falënderoi mbështetësit e tij në New Hampshire, të cilët morën pjesë në përpjekjet për të fletëvotim emrin e tij, duke e quajtur  “një demonstrim historik të përkushtimit ndaj procesit  demokratik”./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme