Trafikonin armë në Tiranë, arrestohen 3 persona

09:08 | 24 Janar 2024
A Z

Vijon operacioni kombëtar policor i koduar “Tempulli 2”. Një 31-vjeçar është vënë në pranga. Robenc Caka dyshohet për trafikim të armëve të zjarrit në qytetin e Tiranës.

Bashkë me të janë ndaluar edhe dy persona të tjerë, Artan Shaqiri, 24 vjeç dhe Muharrem Bega, 44 vjeç. Nga hetimet rezulton se këta dy persona siguronin armët e zjarrit dhe më pas ia shisnin Cakës. Ky i fundit më pas i shiste tek persona të tjerë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri kallashnikov dhe sasi municioni luftarak./tvklan.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme