Chelsea ka arritur të mposht skuadrën e Middlesbrough me rezultat 6-1 në kuadër të gjysmëfinales së dytë të EFL Cup.
Me anë të kësaj fitore blutë e Londrës kanë rikthyer disavantazhin nga ndeshja e parë që kishin dhe u kualifikuan në finale, shkruan Arbresh.info.
Festivalin e golave e nisi Jonathan Howson (auto-gol) në minutën e 15-të, kur Armando Broja pas një goditje topi u devijua dhe përfundoi në rrjet.
Për 2-0 u përkujdes Enzo Fernandez që realizoi gol në minutën e 29-të.
Goli i tretë u shënua prej Axel Disasit në minutën e 36-të.
Për të mbyllur pjesën e parë me epërsinë prej katër golave u përkujdes Cole Palmer, tre minuta para fundit të pjesës së parë.
Po i njëjti realizoi edhe në minutën e 77-të për 5-0.
Kurse katër minuta më vonë Madeuke shënoi golin e gjashtë për blutë.
Golin e nderit për mysafirët e shënoi Rogers në minutën e 88-të.
Në finale, Chelsea e pret fituesin e duelit Liverpool-Fulham./Arbresh.info/
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje