Google ADS

Arthur Vermeeren afër finalizimit të marrëveshjes me Athletico Madridin

22:37 | 23 Janar 2024
D.H

Talenti belg Arthur Vermeeren pritet t’i bashkohet gjigantit spanjoll Athletico Madrid.

Siç ka bërë të ditur gazetari Fabrizio Romano, Antwerp dhe Athletico Madridi kanë rënë dakord që lojtari të transferohet në Madrid për shumën e 22 milionë euro plus bonuse, shkruan Arbresh.info.

Ai pritet të udhëtoj gjatë ditës së enjte për të kryer procedurat tjera të marrëveshjes.

Ndërsa sa i përket kontratës klubi dhe lojtari janë duke e diskutuar ende para zyrtarizimit të tij në klub.

Për Vermeeren janë interesuara shumë klube të mëdha evropiane.

Gjatë këtij sezoni 18-vjeçari me Antwerpin ka luajtur në 31 ndeshje ku ka realizuar 2 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme