Google ADS

Onana humb vendin e titullarit tek Kameruni në ndeshjen më të rëndësishme të kombëtares së tij

18:08 | 23 Janar 2024
D.H

Kameri sonte luan ndeshjet më të rëndësishme në fazëm e grupeve në kuadër të Kupës së Afrikës.

Kameruni momentalisht gjendet në vendin e tretë në grupin C dhe ka vetëm një pikë teksa me një fitore sonte ndaj Gambias do të mbajë gjallë shpresat për kualifikim tutje, shkruan Arbresh.info.

Teksa një vendim i çuditshëm vie nga përzgjedhësi i Kamerunit, Rigobert Song, i cili e ka lënë në bankën rezervë portierin Andre Onana, në ndeshjen që cilësohet si më e rëndësishmja për këtë kombëtare.

Zëvendësimi i tij për ndeshjen e sotme është Fabrice Ondoa i cili ka 49 paraqitje, por në nivel klubi ai aktivizohet në radhët e Nimes Olympique, që bën gara në kategorinë e tretë të futbollit francez.

Kujtojmë që Onana ka fluturuar direkt nga Mançesteri në drejtim të Kupës së Kombeve të Afrikës, me Kamerunin që kishte porositur një avion privat për ta marrë atë.

Kameruni gjendet në pozitën vendin e tretë në grupin C, ku prinë Senegali me 7 pikë, Guinea është e dyta teksa e fundit është Gambia pa pikë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme