Google ADS

Irani ekzekuton një tjetër protestues

17:40 | 23 Janar 2024
E.K

Autoritetet iraniane ekzekutuan një tjetër të dënuar sot për krime të kryera gjatë protestave që shpërthyen në vitin 2022 në të gjithë vendin pas vdekjes së një gruaje të re në paraburgim nga policia morale.

Sipas një raporti të televizionit shtetëror, Mohammad Kobadlu u ekzekutua pasi u dënua për vrasjen e një dhe plagosjen e pesë policëve, të cilët i përplasi me makinën e tij gjatë një proteste në qytetin Parand, pranë kryeqytetit Teheran, raporton AP.

Një raport televiziv iranian tha se 23-vjeçari Kobadlu pranoi krimin e tij, kishte avokatin e tij gjatë gjyqit dhe apeloi dënimin me vdekje të dhënë nga një gjykatë më e ulët, por Gjykata e Lartë më vonë la në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Sipas Associated Press, ekzekutimi i Kobadlu është i nënti që nga shpërthimi i protestave në vjeshtën e vitit 2022.

Muaj trazirash pasuan vdekjen e 22-vjeçares Mahse Amini më 16 shtator 2022, në paraburgimin e Policisë së Moralit, e cila e ndaloi për mosmbajtje të hixhabit të detyrueshëm.

Gjatë protestave, të paktën 529 njerëz u vranë dhe dhjetëra mijëra të tjerë u arrestuan./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme