Barcelona dhe Athletico Bilbao luajnë ndeshjen çerekfinale nesër në kuadër të Kupës së Spanjës.
Para ndeshjes në një konferencë për media trajneri blaugran ka konfirmuar rikthimin e dy lojtarëve nga lëndimi, shkruan Arbresh.info.
Bëhet fjalë për Joao Cancelon dhe Andreas Christensen që të dy do të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Bilbaos.
“Ata janë mirë dhe me siguri që të dy do të kenë shumë minuta”, ka thënë Xavi në konferencë.
Rikthimi i tyre është bërë i ditur edhe nga lista e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje ku shihen emrat e Cancelos dhe Christensen.
Kujtojmë që kjo sfidë mes këtyre dy skuadrave luhet nesër me fillim nga ora 21:30 dhe përcakton njërin nga katër gjysmëfinalistët e Copa del Rey./Arbresh.info/
🚨 The squad for #AthleticBarça in the Copa del Rey quarterfinal! pic.twitter.com/SlDKz6Dq5a
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 23, 2024
Osmani në Akademinë e famshme ushtarake amerikane West Point...
Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s
Kurti e akuzon Perëndimin se po e “përkëdhel” Serbinë
Tiranë: Gruaja tenton të rrëmbejë 2-vjeçaren, arrestohet
Trepça fiton derbin lokal, Prishtina e Re ‘shkatërron’ Vjosë...
Izraeli nis hetimet pasi ushtarët e tij u filmuan duke hedhu...