Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka marr pjesë vitualisht në takimin e 18-të me radhë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Lloyd Austin III.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci tha se takim mori pjesë edhe Gjenerallejtnant Bekim Jashari, teksa shtoi se në fokus të takimit ishte ofrimi i asistencës ushtarake në armatim, pajisje dhe trajnime për forcat e armatosura ukrainase, përcjell Arbresh.info.
“54 shtetet anëtare të këtij grupi, ndër të cilët edhe Kosova, e konfirmuan edhe një herë mbështetjen e plotë për Ukrainën, që po vazhdon të përballet me agresionin rus”, ka shkruar ministri Maqedonci.
“Në luftën e saj përballë agresionit rus, Ukraina dhe populli ukrainas nuk janë të vetëm. Shtetet demokratike do t’i qëndrojnë pranë Ukrainës dhe ushtrisë e popullit të saj, sepse ata po luftojnë në të drejtën e tyre. E krah tyre dhe aleatëve të saj, do të jetë edhe Kosova, deri në fund”, tha në fund Maqedonci./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...