KQZ: Vetëm Zubin Potoku deri tani e ka dorëzuar peticionin për shkarkimin e kryetarit

16:27 | 23 Janar 2024
E.H

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri me tani vetëm nga komuna e Zubin Potokut kanë pranuar nënshkrimet e mbledhura nga peticioni për shkarkimin e kryetarëve.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili shtoi se do t’i verifikojë të gjitha listat e nënshkrimeve në bazë të legjislacionit.

“Mund t’ua konfirmoj se deri më tani kemi pranuar kërkesën me nënshkrime të mbledhura për verifikim nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut. KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë listën e nënshkrimeve, pra nëse nënshkruesit janë qytetarë me të drejt vote në komunën përkatëse”, ka thënë Elezi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme