Sot është dita e dytë e të pamës në familjen Fejzullahu në Podujevë, për vdekjen e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, i cili nuk iu mbijetoi plagëve pas goditjes me veturë dhe rrahjes me shkop të bejsbollit nga dy persona të mitur.
Derisa fotografia e tij qëndron e vendosur mbi karrige, shumë njerëz hyjnë e dalin duke i shprehur ngushëllime familjes, shkruan Arbresh.info.
Arbresh.info ka tentuar t’i intervistojë familjarët e të ndjerit, mirëpo të njëjtit kanë refuzuar dhe kanë thënë se janë udhëzuar nga avokati që të mos flasin para mediave.
E pak metra larg vendit ku është hapur e pamja, ndodhet edhe vendi i ngjarjes ku 18 vjeçari u sulmua brutalisht, me ç’rast gjeti edhe vdekjen.
Shenjat e veturës e cila e goditi të riun shihen ende, derisa në atë rrugë nuk ka shumë qarkullim.
Sulmin brutal ndaj të riut Policia e Kosovës e kishte raportuar si therje me thikë.
“Podujevë 14.01.2024-13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit kanë therrur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Podujevë dhe më pas është dërguar për në QKUK Prishtinë. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe një veturë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, shkruhej në raportin e Policisë.
Mirëpo, këtë e ka mohuar pronari i lokalit ku punonte 18-vjeçari, i cili tha se nga familjarët është njoftuar se nuk ka pasur plagë nga thika.
Arbresh.info ka shkuar edhe tek lokali i frizerit ku dyshohet se ka nisur “sherri” mes të rinjëve, i cili fillimisht ka qenë i mbyllur.
Pas disa minutash, pronari i lokalit në fjalë ka ardhur, mirëpo i njëjti nuk ka pranuar të deklarohet para kamerës.
Dy të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçarit janë Artiol Abdullahu dhe Elton Kadriu.
Lulzim Fejzullahu vdiq të shtunën, disa ditë pasi u sulmua fizikisht, pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra./Arbresh.info/
Agjencia evropiane për klimën: Mund të jetë sërish viti më i...
Limaj: 14 vjet kam kaluar në procese gjyqësore, s’ka qenë e ...
“Plumb në kokë për ty”, kërcënohet me jetë zëvendëskryeminis...
Zelensky: Thirrjet për armëpushim me Rusinë janë të rreziksh...
Ana: Nuk kam hy për të fituar çmimin, por për t’i hapur një ...
Tri herë i nominuar, Mevlani zbulon arsyen pse