Real Madrid ka konfirmuar zyrtarisht se Eder Militao ka nënshkruar një kontratë të re katërvjeçare me klubin e tyre.
Kontrata e mëparshme e qendërmbrojtësit brazilian ishte gati të skadonte vitin e ardhshëm, por ai e ka zgjatur qëndrimin e tij për një afat të gjatë.
Kontrata e tij e re tani do të skadojë më 30 qershor 2028.
“Real Madrid CF dhe Eder Militao kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e lojtarit tonë, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftimin e klubit mbretëror.
Militao iu bashkua Real Madridit në vitin 2019 nga Porto në moshën 21-vjeçare dhe që atëherë është bërë një lojtar kyç për skuadrën e parë.
Ai ka bërë 143 paraqitje për Los Blancos gjatë asaj periudhe, duke fituar nëntë tituj – ku përfshihen La Liga dhe Liga e Kampionëve.
Militao aktualisht është jashtë fushe për shkak të një dëmtimi, por pritet të kthehet në lojë diku në mes të muajit shkurt. /Telegrafi/
🇧🇷🤩 #Militão2028 🇧🇷🤩 pic.twitter.com/hQU6i2JRXW
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) January 23, 2024
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën