Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se Shqipëria do të marrë pjesë në një panair gjigand të turizmit në Madrid, i quajtur “FITUR Madrid”.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka shkruar se panairi do të mbahet në datat nga 24-28 janar, me qëllim promovimin e destinacioneve turistike të vendit.
Rama tha gjithashtu se Shqipëria është një oaz i parajsave të vogla që qëndron me krenari përballë turizmit global.
“Shqipëria nis promovimin ndërkombëtar si një destinacion unik turistik me pjesëmarrjen në panairin gjigand të turizmit “FITUR Madrid” nga 24 deri më 28 janar, për të prezantuar diversitetin e pasur turistik, një oaz i parajsave të vogla dhe mikpritjes shpirtërore që qëndron me krenari përballë turizmit global”, u shpreh Rama./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?