Zëvendës komandanti i FSK-së priti komandantin e kontingjentit Turk

14:23 | 23 Janar 2024
K.B

Zëvendës komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjeneral major Enver Cikaqi ka pritur sot në takim komandantin e kontingjentit Turk, Kolonel Sadri Gokhan Karamursel.

Në njoftimin e FSK-së thuhet se gjeneral Cikaqi e ka falënderuar Kolonelin Karamurselin për vizitën e tij dhe ka vlerësuar lartë kontributin e ushtrisë dhe shtetit turk për ndihmën që i ka dhënë dhe po i jep FSK-së,

“Gjeneral Cikaqi ka falënderuar Kolonelin Karamurselin për vizitën e tij dhe ka vlerësuar lartë kontributin e ushtrisë dhe shtetit turk për ndihmën që i ka dhënë dhe po i jep FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve operacionale e teknike, gjeneral Cikaqi dhe Koloneli Karamursel u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit si dy institucione të sigurisë në të mirë të paqes dhe sigurisë në vend”, thuhet në njoftim

Në takim gjithashtu u bisedua për mundësin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave mes FSK-së dhe kontingjentit Turk që shërben në Kosovë./Arrbesh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme