Gati 80 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në 90 vende të botës jetojnë rreth 245.000 të mbijetuar të Holokaustit, ka treguar të martën një studim.
Sipas Claims Conference, organizatë që mledh të dhëna për të mbijetuarit e Holokaustit, 119.300 prej tyre jetojnë në Izrael, 38.400 në Shtetet e Bashkuara, 21.900 në Francë dhe 14.200 në Gjermani.
“Gati të gjithë ata që kanë mbijetuar, kanë qenë fëmijë në kohën e persekutimit nazist, u kanë mbijetuar kampeve, getove, luftimeve dhe kanë jetuar në fshehtësi”, është thënë në raport, ku është theksuar që fëmijët kanë pasur mundësitë më të vogla për mbijetesë.
Me një mesatare moshe prej 86 vjetësh, ata janë “në një periudhë jetësore kur kanë nevojë për kujdes”, ka thënë Gideon Taylor, president i organizatës Claims Conference, duke shtuar se “duhet dyfishuar vëmendjen ndaj kësaj pjesë të popullsisë”.
E themeluar më 1952, organizata Claims Conference, ka qenë organizata kryesore që ka analizuar dëmet ndaj të mbijetuarve të Holokaustit, dhe ka qenë nënshkruese e Marrëveshjes së Luksemburgut, nën të cilën Gjermania e dikurshme Perëndimore ka marrë përgjegjësinë për mizoritë e nazistëve dhe ka paguar dëmshpërblim.
Nënshkrimi i marrëveshjes nga Gjermania Perëndimore është parë si hapi i parë i madh pas Luftës së Dytë Botërore, përgjatë së cilës janë vrarë gjashtë milionë hebrenj.
Prej atëherë, Gjermania ka paguar më shumë se 90 miliardë dollarë për hebrenjtë./rel
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...