Për shkak të ndalimit të eksportit të mallrave në Kosovë nga qershori i vitit 2023, kur është futur, deri më 1 janar 2024, ekonomia serbe ka pësuar dëme prej rreth 150 milionë eurosh, tha sot kreu i Qendrës për Bashkëpunim Rajonal në Serbi.
Ai tha për Beta-n se autoritetet e Prishtinës e kanë ndaluar importin e të gjitha mallrave më 14 qershor 2023 dhe tashmë më 8 korrik të atij viti kanë lejuar importin e mallrave që u nevojiten.
“Ata e panë që kur vendosën ndalimin, ai vendim kishte pasoja të mëdha për ekonominë e Kosovës, se ata i prenë zinxhirët e tyre të furnizimit të lëndëve të para dhe produkteve gjysëm të gatshme. Ata e kuptuan se u duheshin makina dhe pajisje për prodhim dhe ata ka lejuar importin e mallrave për të cilat nevojiten”, tha Radovanoviq.
Ai shtoi se ndalimi i importit të mallrave nga Serbia nga 8 korriku nuk vlen për lëndët e para, gjysëmfabrikat, plehrat minerale, makineritë, pajisjet dhe ushqimin e kafshëve.
Gjithçka që, siç tha ai, është e destinuar për prodhim të mëtejshëm, si lëndët e para, mund të importohet nga Serbia, por mallrat e gatshme për shitje të mëtejshme jo.
Në qershor të vitit 2022, vlera e mallrave të eksportuara nga Serbia ishte, sipas tij, 40.7 milionë euro, ndërsa në të njëjtin muaj të vitit 2023 vlera e eksporteve ra në 16.7 milionë euro, që është 59 për qind më pak.
Eksportet nga Serbia në korrik 2022 ishin 45 milionë euro, ndërsa në të njëjtin muaj të 2023 vetëm 17 milionë euro ose 62 për qind më pak.
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...