Federata e Basketbollit të Kosovës ka vendosur që pas një dekade ‘Final 8 Kupa e Kosovës’ të mbahet në qytetin e Gjakovës.
Kjo ngjarje e madhe basketbollit kosovar do të mbahet datave 13-17 shkurt, raporton Arbresh.info.
Palestra ‘Shani Nushi’ në Gjakovë, ka qenë e zjarrtë këtë sezon në ndeshjet e skuadrës së Vëllaznimit.
Përveç numrit të madh të tifozëve, Gjakova ka treguar se është qyteti i kulturës, duke mos ndodhur asnjë ekses gjatë ndeshjeve në elitën e basketbollit kosovar.
Gjakovarët edhe kësaj here premtojnë atmosferë të njëjtë edhe gjatë atyre katër ditëve.
Aarbresh.info ka anketuar qytetarët e Gjakovës për të marrë mendimet e tyre rreth kësaj ngjarje të madhe.
Ata janë optimist në suksesin e Vëllaznimit, duke besuar se do të shfaqin befasi dhe kupa e basketbollit do të mbetet në Gjakovë.
Megjithatë, njëri qytetarët shprehu edhe kritika në drejtim të gjithë opinionit basketbolldashës, krerëve të skuadrave, e Federatës, pasi sipas tij, basketbollistët vendor nuk po kanë hapësira të luajnë dhe e gjithë barra po bie tek lojtarët e huaj.
Sipas tij Kosova do të mbetet pa të ardhme kështu dhe ai ka një këshillë për të gjithë ata që merren me basketball që t’u jepet sa më shumë mundësi edhe vendorëve./Arbresh.info/Drilon Halili/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi