Ekipi olimpik i Kosovës ka debutuar sot në Lojërat Olimpike për të Rinj Gangwon 2024.
Lirika Deva garoi në disiplinën e sllallomit të madh dhe u rendit në vendin e 31-të nga 79 garuese, ku 36 prej tyre nuk përfunduan njërin nga dy lëshimet, përcjell Arbresh.info.
Koha e Devës nga të dyja lëshimet ishte 1 minutë e 54.87 sekonda.
Në një konkurrencë të fortë, pozita e 31-të vlerësohet e suksesshme për Lirikën, e cila do të garojë të enjten edhe në disiplinën e sllallomit.
Nesër në sllallom të madh paraqitet Klos Vokshi.
AGK-ja sot publikon raportin vjetor ‘Treguesit e nivelit të ...
Simone Inzaghi tregon se si ekipi i tij humbi derbin me Mila...
6 të vdekur dhe disa të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitj...
Java e parë e vjeshtës, ky është parashikimi i motit në Shqi...
Fillon sot qarkullimin autobusi rozë në kuadër të fushatës k...
Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit