Google ADS

Parlamenti Studentor me aksion simbolik para Rektoratit, ankohen për kushtet e studentëve

11:17 | 23 Janar 2024
E.K

Parlamenti Studentor ka organizuar një aksion simbolik para objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, duke kërkuar nga Rektorati që të ju përgjigjen kërkesave të tyre për kushte më të mira për studentët.

Përfaqësuesi i Parlamenti Studentor, Qlirim Hoti, tha se me këtë aksion simbolik po shprehin pakënaqësitë me gjendjen jo të mirë të kushteve në Fakultete duke filluar me gjendjen e bibliotekave.

Ai ka shtuar se me gjitha parregullsitë dhe me liberalizimin e vizave është shtuar edhe rreziku që të ulet edhe numri i studenteve në UP.

“Ky aksion ka të bëj me pa kënaqësitë tona rreth përgjigjeve të rektoratit ndaj ankesave tona. Nisur nga gjendja jo e mirë e bibliotekave nëpër Fakultete të ndryshme, me theks të veçantë atë të Mjekësisë u tha se nuk janë në gjendje të duhur për të mësuar aty”.

“Dyshimet në konkurse për parregullsi, e problemet tjera, në këtë vit me liberalizimin e vizave shtojnë rrezikun që të ketë me pak studentë”, tha ai.

Hoti tha se kushtet për të studiuar janë të vështira pasi deri me tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim, e kjo sipas tij po bën që të humbet besimi në organet kompetente të UP-së./eo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme